Ish-punëtori i ETC që e kishte takuar Kurti para se ta takonte Ramiz Kelmendin: Jam mirë, duke punuar - NACIONALE

Ish-punëtori i ETC që e kishte takuar Kurti para se ta takonte Ramiz Kelmendin: Jam mirë, duke punuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Ramiz Kelmendin, ndërsa disa vite më parë ai kishte takuar edhe Amar Pushkën, një punëtor të ETC-së në zgjedhjet e vitit 2019.

Në takimin me këtë ish-punëtor që quhej Amar Pushka, Kurti do t’i hakërrehej ashpër Kelmendit.

“Shkeljes së të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësit shpejt do t’i vie fundi,” theksonte Kurti në atë postim të vitit 2019.

Pas takimit të kryeministrit Kurti me Ramiz Kelmendin, ka reaguar ish-punëtori i ETC-së Amar Pushka.

Ai kathënë se ai nuk i ka kërkuar asgjë Kurtit për të personalisht, por për qytetarët.

Në fund ai ka thënë është duke punuar dhe ndjekur studimet.

"Unë nuk i kam kërkuar asgjë Albinit, veç se Drejtësi, Barazi dhe Zhvillim. Interesi im përsonal nuk është kërkuar, por interesi i përgjithshëm shoqërorë e shtetëror!
Punë i kam kërkuar Albinit, por jo atë ditë dhe për vetën time, i kam kërkuar për qytetarët! Unë jam mirë, jam duke punuar edhe studiuar."
- ka thënë ai.

Kujtojmë se sot kryeministri i Kosovës bashkë me Besnik Bislimin, Luan Dalipin e Hekuran Murati e priti në takim edhe Kelmendin por edhe afaristët tjerë si Hakif Gashi, Xhevdet Rexhepin e Shaip Mikullovcin.

Lajme të ngjashme