"Ku mbeti Amari?": Kurti takoi Ramiz Kelmendin tri vjet pasi e denoncoi përmes ish-punëtorit të tij - NACIONALE

"Ku mbeti Amari?": Kurti takoi Ramiz Kelmendin tri vjet pasi e denoncoi përmes ish-punëtorit të tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar mes tjerësh edhe Ramiz Kelmendin. Problemi? Pak vite më parë, ai kishte takuar “punëtorin e panënshtruar” të ETC-së, Amar Pushkën.

Nuk dihet se si e ndjen veten Pushka, tash që Kurti e priti në zyrën e tij Ramiz Kelmendin. Në zgjedhjet e vitit 2019, afaristi pejan i kishte dalë sërish kundër Kurtit dhe VV-së në zgjedhje. E kjo s’i kishte pëlqyer aspak Kurtit.

Në mënyrë të paparë më herët, Kurti ishte mbështetur edhe te një ish-punëtor i Kelmendit me emrin Amar Pushka.

Pushka i kishte dalë kundër ish-pronarit të tij.

“Shkeljes së të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësit shpejt do t’i vie fundi,” theksonte Kurti në atë postim.

Por, sot kryeministri i Kosovës bashkë me Besnik Bislimin, Luan Dalipin e Hekuran Murati e priti edhe Kelmendin por edhe afaristët tjerë si Hakif Gashi, Xhevdet Rexhepin e Shaip Mikullovcin.

Aty Kurti thotë se ka diskutuar për “ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit...”

E punëtorët?

Lajme të ngjashme