Ish-pjesëtarët e UÇK-së vizitojnë babain e Hashim Thaçit
Një grup ish-pjesëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe nga treva të ndryshme shqiptare si Maqedonia e Veriut, kanë bërë një vizitë sot te babai i ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë.
Kjo vizitë është kryer si shenjë solidarizimi ndaj ish-presidentit Thaçi, i cili po gjykohet në Gjykatën Speciale në Hagë për akuzat për krime lufte.
Në fotografitë e publikuara në mediat sociale nga kjo vizitë, ish-anëtarët e UÇK-së janë shfaqur në uniforma të Ushtrisë Çlirimtare.
