Ish-konsullit të Kosovës si pëlqejnë debatet për fenë: Pa shije
Ish-konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Kanada, Donat Syla ka komentuar në lidhje me debatet për religjionin që zhvillohen herë pas here në mediat tona.
Duke thënë se debate të tilla “nuk i shërbejnë aspak përfitimit të shoqërisë”, ai ka kujtuar se dikur ka qenë edhe vetë pjesëmarrës i tyre, dhe se ende po vazhdohet me trajtimin e temave të njejta.
“Debati per religjionin, i formatit cfare eshte konceptuar ne studiot tona televizive, te stertrajtuara, nuk i sherbejne aspak perfitimit te shoqerise, cka do te duhej te ishte objektiv, por i sherbejne rreshtimit te njerezve te perhumbur e te alienuar krahas njerit apo tjetrit debatues, si “perfaqesues” te x pikepamjes. Personalisht kam qene ne tv debate per religjionin para 16 vjetesh, por se vazhdohet me pertypjen e temave te njejta edhe pas tere kesaj kohe nuk do ta besoja,”-ka shkruar Syla.
Ai ka përfunduar duke u dhënë një këshillë mediave në Kosovë, ku u ka thënë që të mos merret vetëm Tirana si referencë kulturore e mediale.
“Ju lutem mos e merrni si reference kulturore e mediale vetem Tiranen. Ka edhe mundesi e tema tjera per rritje shikueshmerie dhe te klikimeve. Shume te pa shije keto debate!”- ka shkruar Syla.
