Ish-komandanti i KFOR-it: Vuçiqi s’do të shkonte aq larg sa ta sulmonte Kosovën me të vërtetë
Ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler, ka folur në RTKrreth situatës së fundit politike dhe të sigurisë në mes Kosovës dhe Serbisë.
Në intervistën e tij, Byhler ka vlerësuar se Kooosva ka siguri, pasi KFOR-i ka mandat të qartë për të ofruar ambient të sigurt.
“Duhet të shohim anën pozitive. Policia e Kosovës është aq mirë e trajnuar që të mund të ballafaqohet edhe me sulme të tilla të mëdha terroriste apo kriminale. Por nëse e shohim atë pamjen e gjerë sa i përket kërcënimit nga Serbia, unë po flisja për situatën e rehatshme strategjike ku Kosova gjendet aktualisht. Kosova ka forcën e NATO-s, gjashtë mijë ushtar të KFOR-it brenda saj. Ju mund të argumentoni se mund të mos jenë të mjaftueshëm për të mbrojtur Kosovën në rast të një sulmi më të gjerë, por kur flas për situatën e rehatshme strategjike, nënkuptoj që më së pari ekziston Rezoluta e Këshillit të Sigurimit dhe kjo i jep KFOR-it mandat të qartë për të ofruar ambient të sigurtë në Kosovë”, deklaroi Byhler.
Duke folur për Aleksandar Vuçiqin, presidenti i Serbisë, ish-komandanti i KFOR-it vlerësoi se ai nuk do të shkonte aq larg sa ta sulmonte Kosovën me të vërtetë.
“E di që është shumë i zoti me eskalim por nuk do të shkonte aq larg sa ta sulmonte Kosovën më të vërtetë”, deklaroi gjenerali Byhler.