Ish-këshilltari i Thaçit: Albini e refuzonte “përqafimin” me Hashimin, rrezikon të përfundojë në atë të Vuçiqit - NACIONALE

Ish-këshilltari i Thaçit: Albini e refuzonte “përqafimin” me Hashimin, rrezikon të përfundojë në atë të Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bekim Çollaku, ish-këshilltar i Hashi Thaçit, sa ky i fundit ishte kryeministër e president, ka shkruar një kolumne për Klan Kosovën.

Në kolumnen e tij, z. Çollaku ka shkruar rreth takimit të 27 shkurtit në mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Z. Çollaku ka përmendur refuzimin e Kurtit ndaj ish-presidentit Thaçi, duke u shërbyer me metaforën e përqafimit.

“Vetëm pak ditë kanë mbetur deri në takimin e radhës ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit. Ai që dikur me ngulm refuzonte “përqafimin” me Hashimin, tani rrezikon të përfundojë në përqafim të Vuçiçit. Përderisa ende nuk është e sigurt se a do të ketë “përqafim” ndërmjet këtyre dy liderëve shtetërorë, është e qartë se të dytë e kanë pranuar planin apo marrëveshjen franko-gjermane.”shkruan Çollaku për Klan Kosovën.

“Çirrjet dhe gazi lotsjellës dikur kundër Zajednicës, qartazi po vërtetohet se kanë qenë kundërshtim fals. Mos e bëni ju, sepse dua ta bëj unë.” – shkruan tutje ai.

Lajme të ngjashme