Ish-këshilltari i Agim Bahtirit emërohet zëvendës i Liburn Aliut
Avni Zogian ish-këshilltari i Agim Bahtri tashmë ka marrë një pozitë të re. Ai pritet të jetë zëvendës i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Zogiani është emëruar zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ministri kjo që udhëhiqet nga Liburn Aliu.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për medie.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Kryeministri Kurti e uroi z. Zogiani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.” – thuhet në komunikatë.
Nuk është hera e parë që Zogiani emërohet si zëvendësministër. Ai ishte emëruar edhe gjatë Qeverisë Kurti 1.
Ai ka qenë edhe kandidat i VV-së për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës si dhe këshilltar i ish-kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Zogiani do të ketë pagë mbi 1 mijë e 500 euro.
Emërimi i Zogianit vjen pasi ditë më parë nga pozita e zëvendësministres ka dhënë dorëheqje, Linda Çavdërbasha.
