Ish-gjykatësja e Kushtetutës: Draft-Statuti i Asociacionit i ka adresuar kritikat e Albin Kurtit
Ish-gjykatësja e Gjykatës Kushtetueses, Gjyljeta Mushkolaj, ka folur rreth përpilimit të Draft-Statuti për Asociacionit të cilin e ka bërë organizata gjermane me seli në Kosovë, Fridedrich Ebert Stiftung.
Mushkolaj tha në RTV Dukagjin se është i rëndësishëm debati mbi këtë draft, pavarësisht që sipas saj mund të mos merret parasysh.
“Ajo që është e rëndësishme për sot është një debat rreth këtij draft-statuti, rreth themelimit të asociacionit. Të gjitha komentet e mija për këtë drafte statut janë në tekstin shpjegues që janë bashkangjitur kësaj broshure të vogël”, ka deklaruar Mushkolaj, duke shtuar se procesi për themelimin e asociacioni ka qenë një proces në të cilin kanë marrë pjesë shumë njerëz.
Ajo ka thënë se të gjitha deklarata lidhur me asociacioni i ka ndjekur madje edhe ato të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Një nga çështje e kritikuar nga ana e kryeministrit, është adresuar në këtë model që është shpërndara sot. Është theksi jo vetëm të emërtimi por të natyra e vetë këtij asociacioni të kësaj zajdnice , edhe realisht këtu kemi të bëjë më dhjetë komunat ku popullata shumicë është komuniteti”, ka theksuar Mushkolaj.
Ish-gjykatsja tha më tej se ky statut është hartuar në mënyrë që të garantoj të drejtat e komuniteteve jo shumicë që jetojnë në ato komuna.
“Jo vetëm implicit por edhe eksplicit për gjatë gjithë draftit, i vihet të drejtave të komuniteteve jo shumicë që jetojnë nëpër këto komuna”, ka shtuar ajo, duke thënë se edhe komunat kanë karakter multietnik siç ka shteti i Kosovës.
