Ish-drejtori i Policisë: Kurti gaboi kur i publikoi emrat e kriminelëve në veri, me siguri kanë ikur në Serbi - NACIONALE

Ish-drejtori i Policisë: Kurti gaboi kur i publikoi emrat e kriminelëve në veri, me siguri kanë ikur në Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, që sot është deputet i PDK-së, ka kritikuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, për publikimin e emrave të kriminelëve të dyshuar për krime në veri.

Sipas Qalajt, ky veprim është i gabuar.

“Kryeministri dhe presidenca në mënyrë të vazhdueshme marrin informacione nga AKI dhe Policia e Kosovës. Normalisht, ata kanë emrat e personave që kanë marrë pjesë në dhunën atje. Vendimi i kryeministrit që t’i thotë emrat e të dyshuarve, është shumë i gabuar”, ka thënë Qalaj.

Ai ka treguar edhe pse është i gabuar ky veprim, duke thënë se publikimi i emrave, e pamundëson arrestimin e serbëve të dyshuar.

“Pse? Për shkak të mundësisë që t’u thotë ikni se ju kemi hetuar. Pse kryeministri duhet t’i thotë emrat e kriminelëve në veri. Arrestimi i tyre është bërë i pamundur, sepse shumica e tyre, tash me siguri janë në Serbi” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme