Ish-deputeti Çelaj: Kryeministri është bashkautor i pamfletit të ASHAK-ut - NACIONALE

Ish-deputeti Çelaj: Kryeministri është bashkautor i pamfletit të ASHAK-ut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Raif Çelaj, ka thënë se bashkautor i analizës së Mehmet Krajës është kryeministri Albin Kurti.

Duke komentuar në lajmin e gazetës Nacionale për distancimin e ASHAK-ut nga analiza e kryeakademikut Mehmet Kraja, ai ka treguar se para disa dite kryeministri Kurti është takuar me kryetarin e Akademisë.

Kush ta largojë? Kur vetë KM e ka nxitur që ta shkruajë këtë pamflet antishqiptar? 12 ditë para se të publikohej kjo paçavure, KM u takua me këtë farë kryeamkademiku... KM është bashkautor i këtij pamfleti...”, ka komentuar Çelaj.

Çelaj ka qenë deputet i Lëvizjes për Bashkim, e cila në zgjedhjet e vitit 2014 ishte në koalicion me PDK-në.
Çela bashkë me 4 deputetë tjerë të PDK-së kishte votuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Sesioni i Shkencave Sociale në AShAK, sot ka njoftuar se teksti i botuar në faqen zyrtare të AShAK-ut është tekst i Mehmet Krajës, kryetar i AShAK-ut, dhe i paautorizuar për publikim.

“1. Seksioni i Shkencave Shoqërore distancohet nga Dokumenti i publikuar në faqen zyrtare elektronike të AShAK dhe sqaron se ai është tekst i Kryetarit të Akademisë, z. Mehmet Kraja, i paautorizuar për publikim. Seksioni, që në fillim e ka kundërshtuar publikimin e këtij teksti joshkencor në emër të Akademisë, që shihet nga Procesverbali i mbledhjes së 26 janarit 2022!” është në reagimin e AShAK-ut.

Lajme të ngjashme