Ish-ambasadori Bosch: Shpresoj që zgjedhjet të çojnë te krijimi i një qeverie stabile
Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka komentuar zgjedhjet në Kosovë.
“Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot do të kalojë në një mënyrë dinjitoze dhe të qetë dhe do të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës,” shkroi ai në një postim të bërë në Facebook.
“Më e mira për vendin do të ishte që rezultatet të çojnë në krijimin e një qeverie stabile, pasi kjo është ajo që vendi ka nevojë tani. Rroftë Kosova!” përfundoi ai.