Ish-ambasadori Bosch mesazh Lajçakut e Borrelit: Nëse jeni ndërmjetësues objektivë, s’duhet ta thyeni besimin - NACIONALE

Ish-ambasadori Bosch mesazh Lajçakut e Borrelit: Nëse jeni ndërmjetësues objektivë, s’duhet ta thyeni besimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën e Isa Mustafës, në lidhje me letrën e Frederica Mogherinit, ish-përfaqësuese e lartë e BE-së.

Duke cituar deklaratat e Mustafës dhënë mbrëmë në RTK, Bosch i dërgoi një mesazh Joseph Borrelit, shefit aktual të diplomacisë së BE-së, dhe Miroslav Lajçakut, të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Lajçak e Borrell nuk duhet ta thejnë premtimin e Mogherinit. Mesazhi iu drejtua edhe ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

“Shpresoj se Lajçak dhe Borrel do t'i rezistojnë kësaj dhe Hill gjithashtu. Nëse jeni ndërmjetës objektivë, duhet t'ju besohet dhe të mos e thyeni këtë besim.” – shkroi Bosch në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme