Isa Mustafa i përgjigjet asistentit të Kurtit: Jam mirë me shëndet, shpresoj që edhe ai 'qullash' të jetë mirë - NACIONALE

Isa Mustafa i përgjigjet asistentit të Kurtit: Jam mirë me shëndet, shpresoj që edhe ai 'qullash' të jetë mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pasi Arianit Beqiri, asistent i kryeministrit Albin Kurti, u tall me shëndetin e tij.

Musatafa në një prononcim për Insajderin, ka deklaruar se është mirë me shëndet, derisa e quajti “qullash” Beqirin.

Unë jam mirë me shëndet. LDK është shumë mirë. Edhe ai qullash i Albin Kurtit uroj të jetë mirë!” – ka thënë ai.

Ndryshe, Arianit Beqiri, asistent ekzekutiv i kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltar i VV-së në asamblenë e Komunës së Prishtinës, ka bërë një postim skandaloz në Tëitter.

Në shkrimin e tij, ai e ka postuar një fotografinë të tijën me bastun dhe të Mustafës, po ashtu për bastun, të cilën e mban vazhdimisht për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë.

“Shkatërruesit e LDK-së” – ka shkruar Beqiri, duke e përcjellur me dy “emoji”, njëra nga të cilat është ajo e të qeshmes me lot.

Një reagim i tillë, u kritikua shumë nëpër rrjete sociale.

Lajme të ngjashme