Ironizon Smjaljaj: Zejtini, gruni, sheqeri i Popullit, për Popullin, te Populli
Avdi Smjaljaj, profesor dhe analist, ka shkruar një status, në të cilin ka ironizuar me disa nga aferat kryesore të Qeverisë Kurti.
Më saktësisht, ai ka përmendur aferat e vajit, grunit dhe sheqerit, që u zbuluan përmes përgjimeve që i publikoi Nacionale.
Z. Smjaljaj ka ironizuar përmes fjalisë së famshme të Abraham Lincolnit, ish-president i ShBA-së, i cili kishte thënë se Qeveria duhet të “jetë e popullit, nga populli dhe për popullin”.
Sipas Smajljaj, “zejtini, gruni, sheqeri i Popullit, për Popullin, te Populli”.