Ironizon gazetari Olluri: Kurti ka qejf me shkru ‘Amerika nuk kalon’, po s’guxon prej Hovenierit
“Serbia nuk kalon”, “Saradani kalon”, kështu shkruan në postimet e fundit të publikuara nga kryeministrit Albin Kurti në Facebook. Me lojën e fjalëve që po bën ai, ka ironizuar gazetari Parim Olluri.
Olluri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “Kurti ka qejf me postu Amerika nuk kalon. Po s’guxon prej Hovenierit”.
“Albin Kurti ka qejf qitash me postu nje status te forte. Amerika nuk kalon. Po s’guxon prej Hovenierit”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, Kurti, sot shkoi për një përurim, të rrugës “Lugu i Drinit”, së bashku me ministrin e tij, Elbert Krasniqi, e kryetarin e komunës së Istogut, Ilir Ferati.
Nga aty Kurti, ka uruar banorët, me anë të një statusi në Facebook, e që ishte vazhdimësi e “lojës” së fjalëve që bëri mbrëmë.
“Serbia nuk kalon”. Shkroi mbrëmë Kryeministri, pas fitorës së Zvicrrrës, ndaj Serbisë.
“Saradrani kalon”. Ka shkruar sot kryeministri, duke e vazhduar lojën e fjalëve, meqë, siq duket i pari i ekzekutivit, qëllimisht e zgjodhi një rrugë dhe një urë, për ta mbuluar me këtë mbishkrim, sepse fare mirë mund të thuhet se, aty “kalojnë” veturat.