IPK-ja nis hetimet ndaj zyrtarëve policorë që dyshohet se e ndihmuan hoxhë Mjekiqin - NACIONALE

IPK-ja nis hetimet ndaj zyrtarëve policorë që dyshohet se e ndihmuan hoxhë Mjekiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Imami i Obiliqit, Behar Mjekiqi, u raportua në polici për dhunë ndaj të dashurës së tij.

Mjekiqi dyshohet se e ka nxjerrur me dhunë nga shtëpia e tij, të dashurën e cila është shtetase e Maqedonisë së Veriut.

Por, për një dallaver të mundshëm ndërmjet policisë e prokurorisë për të ndërhyrë, në këtë rast, u raportua në media dje.

E sot Inspektoriati Policor i Kosovës, në një përgjigjje për Demokracia.com, kanë thënë se hetimet ndaj zyrtarëve policorë, kanë filluar.

Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar të grumbullojë informacione pas publikimit të lajmit në medie lidhur me këtë rast. Krahas grumbullimit të informacioneve nga hetuesit e IPK-së janë ndërmarrë edhe veprime hetimore konkrete që kanë përfshirë kontakte me zyrtarë të Stacionit Policor të Obiliqit dhe zyrtarë të tjerë përshirë edhe kontaktin me Prokurorin e rastit. Veprimet tjera do të ndërmirren bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së”, kanë thënë nga IPK-ja.

Lajme të ngjashme