Ipeshkvi Dodë Gjergji është mysafiri i parë myftiut Tërnave
Bashkësia Islame e Kosovës ka pritur mysafirin e parë në selinë qendrore me rastin e festes së Fitër Bajramit.
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka qenë personaliteti i parë që ia ka uruar festen në zyre myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.
Pas vizitës, Gjergji është lutur për harmoni dhe paqe.
Ai ka thënë se në këtë muaj shqiptarët kanë pasur bajram dhe pashkë.
“Jam i kënaqur që jam këtu për të uruar kryemyftiun Tërnava për t’i uruar festën e Bajramit e së bashku edhe të gjithë besimtarëve të besimit islam. Këtë muaj kemi agjëruar të gjithë sepse kemi pasur edhe festën e Pashkëve, edhe festën e Bajramit kështu që besoj të gjithë populli është me uratë, me lutje dhe me agjërim dhe të kemi mundësi të jetojmë në paqe, dashuri, mirëkuptim, në pajtim, në falje dhe në unitet siç ka thënë myftiu Tërnava në fjalën e tij të Bajramit”, deklaroi Gjergji./KP/