Intervistimi i Dejona Mihalit, deputetët e VV-së tregohen të zellshëm: E mbrojnë shefen e tyre, i “gjuhen” prokurorisë - NACIONALE

Intervistimi i Dejona Mihalit, deputetët e VV-së tregohen të zellshëm: E mbrojnë shefen e tyre, i “gjuhen” prokurorisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Intervistimi nga Prokuroria Speciale i Koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka nxitur reagimin e disa deputetëve të VV-së.

Këta të fundit, janë treguar vartës të zellshëm duke e mbrojtur shefen e tyre politike.

Në deklarimet e tyre, ata kanë akuzuar rëndë Prokurorinë Speciale të Kosovës, duke e quajtur politike.

I pari që ka reaguar ka qenë deputeti Artan Abrashi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar intervistomi i Mihalit është bërë për qëllime politike.

Kur Gjykata Kushtetuese merr ndonjë vendim që duket në favor të Qeverisë, menjëherë pasojnë dy-tri vendime kundër kushtetuese ndaj Qeverisë, ndonëse ligjet janë të drejta. Një analizë e thjeshtë: A e ka bë Prokuroria Speciale një aktakuzë SUPER TË VONUAR ndaj aktit terrorist në Banjskë, të kryesuar nga Radojçiqi? Tash, Blerim Isufaj, i cili nuk është emëru Kryeprokuror, thotë kështu: po e bëjmë edhe ne një aktakuzë të madhe (të cilën me siguri se ka bë vetë, por i kanë ndihmu shtetet tona partnere), mirëpo 5 muaj para zgjedhjeve e fton në Prokurori, Dejona Mihalin. A e dini çfarë mesazhi është ky?”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka paralajmëruar se para zgjedhjeve mund të ketë edhe arrestime.

Kjo do të thotë që, unë, Blerim Isufaj dhe ne e gjithë PDK e LDK, që jemi në Prokurori e nëpër Gjykata, do ta luftojmë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sidomos në këtë kohë fushate. "Fundja, s'ka lidhje pse janë të pafajshëm. Ne e kemi fuqinë të dërgojmë njerëz në burg edhe pa faj." - po nënkuptohet kjo punë. Me pak fjalë, Të dashur qytetarë, Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime, mirëpo ka vetëm një gjë: KJO ËSHTË ARMA E FUNDIT E OPOZITËS, PROKURORIA E KAPUR. S'ËSHTË ASNJË E VËRTETË!”, ka shkruar ai.

Ndaj intervistimit ka reaguar edhe deputeti tjetër i VV-së, Adnan Rrustemi.

Në profilin e tij në Facebook, ai është munduar ta paqarës partinë e tij si viktimë.

Sipas tij, veprimet e tilla ndaj partisë në pushtet do të shtohen.

Sa më afër zgjedhjeve aq më shumë suljet speciale do të shtohen kundër VETËVENDOSJES. I njohim, ua dimë motivet e qëllimet. Do të dështojnë.”, ka shkruar ai.

Kurse, deputeti Mefail Bajqinovci ka shkruar edhe një hap me tej.

Ai ka fajësuar edhe gazetarët, të cilët dje kishin dalë para prokurorisë për të raportuar për intervistimin e Mihalit.

49%-ëshi (pa diasporën) i paska shqetësuar fortë. Vetëm 1-2 ditë pas rezultateve të sondazheve të fundit, koalicionin prokurori-portale online (disa prej tyre)-analistë “të pavarur”-opozita e filloi parafushtën. Prokuroria e fton Dejona Mihalin; portalet online (jo të gjitha) e presin me kamerë para hyrjes së prokurorisë; raportojnë me burime brenda prokurorisë; analistat “e pavarur” statuset gati; opozita në sulm”, ka shkruar ai.

Për çka u intervistuar Mihali?

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, dje është intervistuar nga prokuroria në cilësinë e dëshmitares për disa vepra penale.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje se për cfarë veprash penale është intervistuar zyrtarja e lartë e VV-së.

Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, është thënë në njoftimin e prokurorisë.

As Mihali nuk ka treguar se për cfarë ëshët intervistuar.

Pas përfundimit të intervistimit, i cili ka zgjatur disa orë, ajo ka thënë se shte në prokurori për të ndihmuar zbardhjen e të vërtetës.

Për të ndihmuar prokurorin në zbardhjen e të vërtetës. Do pysni prokurorin. Gjithë të mirat, mirë u pafshim. Punë të mbarë.”, është shprehur ajo para gazetarëve.

Lajme të ngjashme