Intervistë: Haxhiu që udhëhoqi drejtësinë, duket se nuk e kupton se me ‘të drejtën’ për propozim, vjen ‘detyrimi’ për sigurimin e votave - NACIONALE

Intervistë: Haxhiu që udhëhoqi drejtësinë, duket se nuk e kupton se me ‘të drejtën’ për propozim, vjen ‘detyrimi’ për sigurimin e votave

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Nesër, e martë 29 prill për të shtatën a të tetën, a të nëntën herë do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Albulena Haxhiu, e propozuara e Vetëvendosjes pa ndonjë marrëveshje politike, për Kryetare të Kuvendit, nuk po arrinë t’i bëjë 61 vota. Ajo ka ngelur në shifrën 57, e po vazhdon të ‘rrëzohet’ ç’do 48 orë. Ish-ministrja e Drejtësisë, ka dhënë një intervistë për TopChannel, ku është sfiduar me pyetjen të cilën po e shtrojnë gjithandej njerëzit; ‘pse nuk tërhiqet nga gara, meqenëse Kuvendi, shtëpija kryesore e demokracisë, nuk e do?’. Në këto dhe pyetje të tjera Haxhiu është përgjigjur me qetësi e cinizëm, duke përmendur Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtën subjektit të parë për ta propozuar emrin për Kryetar të Kuvendit. Por, juristja Haxhiu, duket se s’e ka kuptuar se me këtë të ‘drejt’ që Kushtetuesja i dha subjektit të parë, lind edhe ‘detyrimi’, pra sigurimi i votave. Me të drejta vijnë edhe detyrime për titullarin e të drejtës, apo jo?

Intervista:

Albulena Haxhiu: Arsyeja e vetme që po përmendet ndërlidhet me atë që është figurë përçarëse. Nëse i keni dëgjuar deklarimet e opozitës, thonë se është konfliktuoze. Unë kam qenë diku 11 vjet deputete e opozitës dhe gati 5 vjet ministre e Drejtësisë. Kemi pasur shumë ballafaqime politike, dhe në politikë nuk jemi të na duan opozita, ose ne t’i duam ata. Jemi ballafaquar me shumë situata të papërshtatshme, mendoj se nuk është arsye. Jemi të bindur që kjo situatë të përfundojë.

TopChannel: Zonja Haxhiu, një pyetje personale. Pse nuk tërhiqeni, nuk votohet një herë, dy herë, tri herë, katëer herë. Kosova në kaos politik, ligjet nuk votohen. Pse nuk thoni mos më kandidoni mua. Ose zgjedhni dikënd që Kosova të vazhdojë normalisht?

Haxhiu: Veprimet tona i kemi ndërmarrë në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo i jep të drejtë vetëm partisë me më së shumti mandate që ta bëjë përzgjedhjen, askush nuk ka të drejtë të përcaktojë.

TopChannel: Pse nuk i thoni zotëri Kurtit kandidoni dikënd tjetër sepse nuk paskam vota?

Haxhiu: Vetëm VV-ja ka të drejtën ta ndryshojë këtë, ose thotë një emër tjetër. VV-ja e ka propozuar emrin e kandidatit, dhe kjo i takon VV-së.

TopChannel: Por ju e keni të drejtën të thoni përderisa nuk më votojnë mua nuk më duan apo jo?

Haxhiu: Jam e bindur që kjo po bëhet për inate politike, sepse këdo që do ta vendosnim si emër, në kohën kur kemi ardhur te pika e emrit, unë jam e bindur do të gjenin ndonjë arsye për të mos e votuar.

P.sh po të vendosnim Saranda Bogujevcin, do të thonin po e keqpërdorin për një të mbijetuar të luftës.

TopChannel: Çfarë mendoni kur jeni në seancë dhe e shihni që për katër-pesë herë nuk bëhen votat?

Haxhiu: Është luftë politike, luftë speciale kundër VV-së. Jam që 15 vjet në politikë, dhe ndoshta kjo është më e lehta prej situatave që kemi kaluar gjatë kësaj kohe.

TopChannel: A mendoni se mund të ketë alternativa në VV që e bëjnë mirë punën e kryetarit të Kuvendit?

Haxhiu: Nuk do të lëshohesha në diskutime të tilla, VV-ja e ka të drejtën ekskluzive. Vota për është votë zbllokuese.

Lajme të ngjashme