Intervistë | Hajdari: PDK-ja fiton në Drenas pa balotazh; i vetmi që ka ardhë në PDK nga jashtë ka qenë Ramiz Lladrovci
Petrit Hajdari, kandidat i PDK-së në Drenas në intervistën e tij të parë që nga kandidimi i tij, dhënë për Gazetën Nacionale, është shprehur i bindur se PDK me të në krye do ta mposht iniciativën e Ramiz Lladrovcit, pa balotazh. Ai ka folur edhe për siç i ka quajtur etiketimet që i vijnë nga kundërkandidati i tij Ramiz Lladrovci, si “Dada Razë” e “bedel”. Hajdari, në intervistën për Gazetën Nacionale ka thënë edhe se rreth vetës ka njerëz të përgatitur për fushat specifike, si dhe plan qeverisës i cili siç thotë ai ka buruar nga skanimi i gjendjes në teren.
Nacionale: Nëse z.Lladrovci në vitin 2021 ka fituar mbi 10 mijë vota në Drenas, ndërkohë ju keni fituar afër 9 mijë në zgjedhjet e fundit parlamentare, kur dihet se në Drenas, PDK i ka fituar rreth 19 mijë vota; a i bie kjo se z.Lladrovci ka 10 mijë vota, ndërkohë që ju keni rreth 9 mijë? Pra, a është kjo gjendja në Drenas, meqenëse numrat janë nominalisht kështu?
Hajdari: “Në 2021 ne me z. Lladrovcin kemi shku në balotazh, sepse neve na u pat themelu një iniciativë që i patën kundërshtimet me kandidimin e z.Lladrovci dhe kandidimi i z.Lladrovci, ka ardhë kur kryesya e degës e pati kandidu atë kohë z.Ajazin ndërsa kryesia e nivelit qëndror e pati nominuar, z.Lladrovcin. kur ai thoshte se është mandidati i tij i fundit.
Ajo që duhet të thuhet është se votat e mia janë vota të PDK-së, ne i kemi mbërri mbi 19 mijë vota si Drenas, për shkak se janë bashkuar faktorë lokal dhe qendror, njerëzit kanë votu edhe për kandidatë të tjerë në zgjedhje të përgjithshme, edhe për z.Hamza e z.Krasniqi. Unë kam dal me numër maksimal të votave nga kjo garë, që i bie 8825 vota, që parimisht i bie që më ka votuar çdo i dyti votues i PDK-së. Në politikë nuk luftohet thjesht për vota, por për besimin e qytetarëve. Besimi që ma kanë dhënë qytetarët e Drenasit, më ka obliguar që at punë at besim e vlersim me ua kthy me nder dhe shërbim. Sot jemi në rrethana të reja, jemi në garë unë dhe ai, por edhe iniciativa të tjera, por PDK-ja në Drenas garon vetëm me numrin 191 dhe ka veç një adresë, ndërsa ata që kanë themelu iniciativa, me meër personal, jam i sigurt që humbja e pret prej meje.”.
Nacionale: Z.Lladrovci ka përmendur një “Dada Razë”, duke lënë të kuptohet se PDK mendon se kushdo që del nën ombrellën e PDK-së, e fiton Drenasin, përçka ai është zotuar se do ta ndryshoj. Pse vjen ky fjalor, këto etiketime? Kush është “Dada Razë”, cili është kuptimi i kësaj?
Hajdari: Aktiviteti im politik është që nga viti 2000, fillimisht në strukturat e PDK-së, në 2007 kam qenë kandidat për asmable dhe kam dalë kandidati më i votuar në nivel të Kosovës. Edhe në 2009-ën kam vazhduar me mandate të asmablistit. Aktivitetin tim e njeh Drenasi, madje e njeh edhe z.Lladrovci, sepse ne kemi qenë bashkë në procese. Unë kam qenë aty që nga themelimi i PDK-së dhe nuk kam pasru asnjëherë parti të dytë. I vetmi njeri që ka ardhur në PDK, kur unë kam qenë në kryesi të degës dhe i kam thënë, mirë se erdhe në PDK dhe që i kemi ndihmu në garën e tij ka qenë z.Lladrovci. Rreth vetës e kam bazamentin, themelin e PDK-së. Në natyrën time nuk është fyerja por bashkimi. Ne jemi antipodi i tij. Prandaj njerëzit janë me neve.
Për më tepër i vetmi person i emëruar në PDK, pa iu nënshtruar asnjëherë garës demokratike brenda partisë është ai që taësh ka themelu iniciativë me emër personal. Ai po na quan me terme të ndryshme, por unë nuk e njoh “Dadën Razë”, unë jam projekt i PDK-së. Unë e njoh Partinë Demokratike të Kosovës. Nuk mundem me qenë unë bedel kur jam themelues i Rinisë Demokratike. Humbja atë e pret nga unë dhe nga PDK më 12 tetor.