Intervista më shterpë në botë: Krasta ‘trishton’ me symbylljen ndaj lajmit të rremë e të rrezikshëm në RTK
"Është vetëm një nga ngjarjet...në RTK ka shumë ngjarje”.
Me një shterpësi dhe nonshalansë të këtillë të pashoq Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta, provoi të përdredhojë e mënjanojë krejt skandalin e krijuar nga institucioni në krye të së cilës është me (ri)prodhimin e lajmit të rremë kundër Nacionales dhe Periskopit për gjoja të paguara nga Serbia, marrë nga një media rekordthyese boshnjake për lajme të rreme si “Slobodna Bosna”.
Me ekuivalent zero të konsideratës ndaj të vërtetës dhe llogaridhënies ndaj asaj çfarë ka ngjarë; dhe pse ka refuzuar të adresojë gjetjet e Komisionit Ad-Hoc të incicuar nga vetë RTK-ja ku u konstatuan një mal shkeljesh në rastin në fjalë, Krasta foli për një “kolegjium të njerëzve të karrierës...që do të dalin me një analizë” që do të përbëhet nga “drejtorë të ndryshëm”.
Për t’u rënë tingujve më të rëndë të absurdit të kësaj interviste prej A-së deri në Zh ‘sterile’, Adi Krasta tha se me të dalë lajmi “kemi marrë menjëherë masa”; dhe – mbajeni frymën – masa është se “nuk do të ndodhë më” pa u marrë një vendim kolegjiumi – pa treguar kush janë këta kolegjionistë.
“Ne në RTK menjëherë morrëm masa, cilat ishin masat e mia në këtë rast? Krijuam një kolegjium njerëzish të rëndësishëm që marrin vesh, ku bëjnë pjesë drejtori i lajmeve, drejtorë të tjerë”.
“Vumë një filtër të menjëhershëm, kjo ishte një masë që zv/drejtori e merr, dhe thamë kurrë në të ardhmen për çfarëdo lloj arsye RTK nuk mund të trajtojë një lajm të cilin e krijon ose e merr nga burime të tjera, pa u ngritur një – sidomos kur ka ndjeshmëri siç është siguria kombëtare – pa pasur një dakordim të këtij kolegjiumi. Nuk do të ndodhë më dhe nuk ndodh më”.
Intervenimi i gazetarit ishte i menjëhershëm: E çka me këtë që ndodhi e ata që e bënë?
Këtu iu kthye një broçkullizimi (anglisht: bullshitting) të padëgjuar, duke konstatuar se RTK “është vetëdija më e avancuar e publikut” dhe se nuk duhet nxituar.
Në një logjikë inverse, fjalia në vijim e Krastës do të mund të shërbente për RTK-në, por ja që e tha në drejtim të atyre që kërkojnë përgjegjësi nga RTK.
“Ky nxitim, ky senzacionalizimin, ky trajtim emocional për heqje kokesh, dëmtime dhe ndëshkime duket i padrejtë dhe i pavend. Po nxitohet të kënaqet një lloj dëshire të madhe shqiptare linçuese. Dmth të shkatërrohet, të iki, të dështojë, të vdes të zhduket sepse ne që kemi mbetur jemi ata që e duam institucionin”, tha ai.
T’i hymë me rend: nxitim, senzacionalizim, trajtim emocional, ndëshkim, dështim heqje kokash...
Dimal Basha, Sali Zyba, Albulena Haxhiu e dhanë me të njëjtin nxitim, senzacionlizim, trahtim emocional, ndëshkim, e “heqje kokash” Nacionalen dhe Periskopin duke shpërndarë lajmin e RTK-së dhe madje duke e dërguar edhe në prokurori thuajse si fakt të ngurtë.
“Më mirë të jesh i përgjegjshëm, se sa të bësh vrapim të nxituar e t’i japësh karakter senztacional. Nuk kemi kërkesë për të qenë sipërfaqësor, për të kënaqur narrativat e përgjithsme”, shtoi Krasta, pasazh kjo që në logjikë inverse do të mund t’i aplikohej pushtetit, për kënaqjen e narrativës së pushtetit kundër Nacionales.
“Mendimi im privat është që as që më shkon në mend që në Kosovë ka njerëz që paguhen nga Serbia, as nuk më shkon në mend ta besoj”, shtoi ai në tone ca më të zbutura, por në asnjë sekond duke mos kërkuar përgjegjësi dhe as parë si problem atë çfarë ka ndodhur në RTK.
Pyetur se si e sheh që deputetë të Vetëvendosjes bënë festë mbi këtë artikull në demonizimin e Nacionales dhe Periskopit, Krasta veç tha “nuk e komentoj”.
“Komisioni e ka bërë të plotë, por është ngjarja e parë, por do të jetë një kolegjium i njreëzve që kanë karrierë, pastaj do të flas bordi, nuk do të fshihet. Është shpërbërë nga fsheja. Kolegjiumi do të bëjë analizë...”, vazhdoi Krasta në atë absurd.