INDEP ka një kërkesë të menjëhershme për qeverinë - NACIONALE

INDEP ka një kërkesë të menjëhershme për qeverinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës alokimin e mjeteve financiare dhe vazhdimin e subvencioneve te masave të Fondi i Kosovës për efiçiencë të energjisë Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Përmes një komunikate nga INDEP thonë se duke vepruar kështu Kosova mund të ecë në rrugën e tranzicionit, integrimit evropian dhe në drejtim të përmirësimit të kualitetit të jetës për qytetarët.

INDEP kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrë menjëherë masa duke konsideruar alokimin e mjeteve financiare shtesë për programin dhe zgjerimin e përkrahjes për qytetarët për projektin e zbatuar nga Fondi i Kosovës për efiçiencë të energjisë Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”. Konkretisht, INDEP kërkon që Qeveria menjëherë të bëjë: Rritjen e subvencionimit prej 10 milionë eurosh të tjera nga Qeveria e Republikës së Kosovës për shtëpitë individuale, dhe Zgjerimin e skemës për biznese dhe sektor residencial”, thuhet në komunikatën e INDEP.

Lajme të ngjashme