Indeksonline pretendon se foli në telefon me të dyshuarin për plagosjen e dy serbëve, para se ai të arrestohet - NACIONALE

Indeksonline pretendon se foli në telefon me të dyshuarin për plagosjen e dy serbëve, para se ai të arrestohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Shtërpcës, e cila është e banuar kryesisht me serbë. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për dy të rinj, një fëmijë 11-vjeçar dhe një 31-vjeçar.

Pas plagosjes, atyre iu është dhënë ndihma mjekësore në Shtëpinë e afërt shëndetësore, dhe më pas janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.

Portali Indeksonline,pretendon se kanë komunikuar me të dyshuarin, për këta akt, vetëm pak çaste para se ta arrestonte policia.

“Qe po vijnë me më marrë”, dëgjohet duke thënë qytetari, për të cilin indeksonline thotë se është tashmë i arrestuar për rastin, e që mbiemri i tij është Kurtaj.

Për rastin ka reaguar edhe Kryeministri Kurti, duke thënë se të dyshuarit duhet dhe do të dalin, para drejtësisë.

Lajme të ngjashme