Incidenti në Komoran, kryeprokurori i Prishtinë: Incidenti nuk ka të bëj me procesin zgjedhor
Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka folur për incidentin në Komoran të Drenasit.
Ai ka bërë me dije se rasti nuk ka të bëj asgjë me procesin zgjedhor.
Sipas tij, bëhet fjalë për një konflikt të mëhershëm.
“Jemi në Komoran pas një informate për një mosmarrëveshje, një incidenti që ka ndodhur mes një personi dhe dy të tjerë, marrëveshje e cila kishte filluar para tre jave, mirëpo gjendja faktike është vërtetuar krejt e kundërta pasi që incidenti në fjalë nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me procesin zgjedhor dhe ka të bëjë me tre të dyshuar të cilët kanë precedent penal dhe nuk lidhen me procesin zgjedhor.”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
“Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaje, mirëpo sipas informatave të para që i kemi kjo lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme para tri jave, të njëjtit janë të dyshuar për grabitje dhe vepra penale ordinere dhe nuk lidhen me procesin zgjedhor. Ajo që është me rëndësi për neve të cilët kemi qenë të shqetësuar është që ky rast nuk cenon në asnjë mënyrë integritetin e procesit zgjedhor dhe kjo është me rëndësi”, ka deklaruar ai.