Ilir Peci viziton policinë e Kosovës në Bajnskë
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka njoftuar se sot ka vizituar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se u ka shprehur atyre mirënjohje dhe falënderim për punën e bërë.
“Sot, vizitova policinë e Kosovës që ndodhet në fshatin Banjësk, afër Manastirit. U shpreha mirënjohje dhe falenderim për punën, njëherazi për sigurinë që po e ofrojnë për të gjithë qytetarët e Zveçanit.” – ka shkruar ai.
Vlen të theksohet se më 24 shtator, zyrtari policor, Afrim Bunjaku u vra nga një grup terrorist në Bajnskë.
Tashmë është konfirmuar se udhëheqësi i këtij grupi ka qenë Milan Radojiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe.