Ilir Meta intervistohet nga SPAK-u: U pyeta për detaje të ndryshme që nuk kanë asnjë rëndësi
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sot për dy orë është intervistuar nga SPAK-u.
Pas intervistimit, ai ka thënë se është pyetur për CEZ-in.
Ai ka treguar e gjatë intervistimit është pyetur për detaje të ndryshme që nuk kanë asnjë rëndësi.
“Shpifje dhe njëkohësisht një person që ka dhënë dëshmi ku asgjëkundi nuk ka përmendur emrin tim. Përgjigjia ime është ajo që kam thënë dhe përpara dhe që do e theksoj në çdo rast, nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë urdhër, asnjë inciativë për ligje, akte nënligjore nga Ilir Meta si ministër i Ekonomisë apo zv.kryeministër në interes të askujt, përfshirë këtu DIA dhe CEZ dhe madje ministrinë e Ekonomisë si pronare 100% e aksioneve të KESH, e cila e ka denoncuar vendimin e ERE-s për blerjen e energjisë në dëm të konsumatorëve. Isha si person që kam dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme që nuk kanë asnjë rëndësi.”, ka thënë Meta, raporton TVKlan.