IDK: Devijimi i konstituimit të Kuvendit nga praktikat e deritanishme pengon zbatimin e obligimeve kushtetuese
Instituti Demokratik i Kosovës bëri thirrje që votimi për nënkryetarët nga komunitetet jo-shumicë të realizohet në pako, në dritën e ngërçit të ri ku Kuvendi i Kosovës dështoi të përmbyllë procesin e konstituimit të Kuvendit.
Vetëvendosja përmes deputetit nga radhët e komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqit, kërkoi ndarjen e votës nga praktika e kahershme e votimit në pako për Nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e pakicave: një që i takon komunitetit serb dhe një komuniteteve jo-serbe. Çështja u bllokua aty.
Në reagim, IDK bëri thirrje që Vetëvendosja përmes deputetit nga radhët e komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqit, kërkoi “ndarjen e votës nga praktika e kahershme e votimit në pako për Nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e pakicave: një që i takon komunitetit serb dhe një komuniteteve jo-serbe. Çështja u bllokua aty.”
Reagimi:
📢𝐊𝐃𝐈: 𝐕𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐞̈𝐧𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐣𝐨-𝐬𝐡𝐮𝐦𝐢𝐜𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐤𝐨
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpreh shqetësimin që as në përpjekjen e 59-të, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk arriti të përmbyllë procesin e konstituimit.
Megjithëse u zgjodh Kryetari i Kuvendit dhe tre nënkryetarë nga subjektet më të mëdha parlamentare, KDI vlerëson se gjatë procesit të zgjedhjes së dy nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë ka pasur shkelje procedurale nga ana e Kryetarit të Kuvendit, përmes vendosjes së një procedure të ndarë votimi për kandidatin nga komuniteti serb dhe atë nga komunitetet tjera jo-shumicë.
Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kanë përcaktuar se konstituimi i Kuvendi duhet të bëhet edhe në bazë të praktikave të deritanishme sipas të cilave pesë (5) nënkryetarët e Kuvendit janë votuar në dy pako të ndara. Fryma e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (neni 67), Rregullores së Punës së Kuvendit (neni 12) dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese nënvizon thelbësisht nevojën për konsensus dhe gjithpërfshirje gjatë votimit të kryetarit/es dhe nënkryetarëve.
Devijimi nga kjo procedurë, jo vetëm që cenon procesin e konstituimit të Kuvendit por edhe pengon zbatimin e obligimeve kushtetuese për garantimin e përfshirjes së komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës.
KDI u bën thirrje subjekteve parlamentare që me përgjegjësi institucionale dhe duke pasur në prioritet interesin shtetëror, të përkushtohen për të gjetur një zgjidhje që përmbyllë sa më parë procesin e konstituimit të Kuvendit në përputhje me frymën e Kushtetutës, Rregulloren e Punës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.