"Idiot patetik", Kusari dëgjohet duke fyer rëndë Uran Ismailin gjatë bisedës me Sllavkon - NACIONALE

"Idiot patetik", Kusari dëgjohet duke fyer rëndë Uran Ismailin gjatë bisedës me Sllavkon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë publikuar tashmë edhe incizimet e reja mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiqit nga gazetari Berat Buzhala. Në këto incizime, shefja e deputetëve të VV-së mes tjerash dëgjohet duke e quajtur “idiotë patetik” anëtarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismailin.

Në këto incizime të reja, shefja e deputetëve të VV-së heshtet më pak se sa në pjesët paraprake duke provuar ta bindë deputetin e atëhershëm të Listës Serbe për konstruktivitetin e saj derisa fyen kolegët e tij shqiptarë.

Në një segment të incizimeve, Kusari-Lila thotë: "Ai është idiot patetik, të them."

“Aq ma bën për Uran Ismailin. Ai është... Ka vdekur ai lajm. Ai është idiot patetik, të them. Urani ka qenë shok i imi. Me Uranin kemi qenë në Qeveri, kur unë kam qenë Ministre. Me Uranin kemi pasur shoqëri të mirë. Urani ka qenë një nga djemt urbanë që kanë shkuar në PDK. Kemi pasur marrëdhënien më të mirë. Urani, dy herë, jo një herë, dy herë, publikisht, më ka sulmuar në mënyrën më të ultë. As të tjerët nuk kanë bërë çfarë ka bërë ai. Herën e parë e ka bërë, e di atë policin Enver Zyberi që e kanë vrarë, po flisnim për gjendjen në energji në Komision, ai ende ishte deputet atëherë, dhe ai ka thënë pse ende po presim atë gjendjen tjetër dhe implementimin e marrëveshjen për energjinë. Dërgojeni policinë dhe le të rregullohet. E di atë që keni thënë ju që të mos bëhet në veri”, - dëgjohet duke thënë Kusari-Lila.

Lajme të ngjashme