Ideja e Abdixhikut në 15 pika si programi i LDK-së: Qe qysh e prezantoi “Qeverinë e Unitetit” - NACIONALE

Ideja e Abdixhikut në 15 pika si programi i LDK-së: Qe qysh e prezantoi “Qeverinë e Unitetit”

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Tranzicionale, Kalimtare tash e Unitetit – propozimin e vet, Lumir Abdixhiku e shpaloi në pesëmbëdhjetë pika në një konferncë për media.

Si pasojë e krizës politike në vend ku ansjëri taborr nuk i ka numrat për shumicë parlamentare dhe adresim të ngërçit, Abdixhiku tha se “Qeveria e Unitetit” do të trasonte rrugën për zgjedhjet e reja nacionale duke qeverisur me vendin, gjithpërfshirshëm, “për dhjetë muaj”.

Tre nga pikat kyçe të saj i dha rritjen e pagave në sektorin publik, nisjen e procedurave për termocentralin me gaz si pasojë e krizës së rëndë energjetike në vend dhe riparimin e raporteve të vendit me botën perëndimore – ShBA dhe BE.

Këto trija, tha Abdixhiku, i ka më të rëndësishem – krahas 12 të tjerave.

Këto 15 pika të Abdixhikut ishin konform programit zgjedhor të LDK-së.

Me rend...

Funksionalizimi i institucioneve kushtetuese dhe departizimi i tyre – deri te bordet e ndërmarrjeve publike. E dyta: rritja e pagave në sektorin publik. E treta pako emegjente për menaxhimin e krizës energjetike deri te heqja e TVSH-së për çdo faturë të enegjisë elektrike. Procedurat për termocentralin me gaz, rindërtimi i partnerititetit me aleatët perëndimorë, platformë unike gjithëpartiake për dialog me Serbinë dhe ristrukturim i shërbimit diplomatik.

Votimi i marëveshjeve ndërkombtare të rrezikuara, vettingu në drejtësi, heqja e procedurave burokratike për projektet e mëdha si ndërtimi i spitalit të ri, unazës së jashtme të kryeqytetit ejt. Reformë kushtetuese, reset institucional, si ripërcaktim të çështjeve “se a mund të jetë dikush edhe deputet edhe ministër” siç është rasit sot me Kurtin dhe vartësit e tij.

Strategji kombëtare në mbrojtje dhe reformë të thellë në arsim. Përgatitja për Lojërat Mesdhetare që po vihen në rrezik. Rishikim të formulës për buxhetin e komunave, ndryshimet legjislative. Përgatitja për zgjedhjet e reja të në kohën kur skadon mandati i Presidentit të Kosovës. Dhe krjet në fund, një komision vlerësues i transparencës dhe llogaridhënies për periudhën kalimtare të kësaj qeverie uniteti.

Të gjitha këto: për 10 muaj.

“Ky propozim është për kapërcim të krizës historike”, tha Lumir Abdixhiku – ndërsa artikuloi akuzat që i vinë LDK-së nga dy taborat.

“Unë nuk kam dëgjuar e as parë propozime tjera. Jemi në 2025 të sillemi me përgjegjësi. Nuk guxojmë ta trajtojmë qytetarin si leckë për vota që na duhet çdo katër vjet”.

Këtë qeveri uniteti, tha Abdixhiku, do të duhej ta udhëheqte dikush jashtë dhe mbipartiak, “unifikues” ndërsa për dikasteret e veçanta ministrore, do të mund të ishin edhe partiak edhe të jashtëm.

“Na duhet një udhëheqës uniteti që përfaqëson unitetit. Derisa pjesëmarrësit në dikasteret duhet të jen edhe partiak dhe të jashtëm.

Nuk kemi pika përjashtuese në këtë agjendë dhe besoj që ka të tjerë që mund të sjellin vlerë të shtuar. Për mua është shumë e rëndësishme rritja e pagave dhe kriza energjetike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha ai.

Lajme të ngjashme