Ia ndërroi origjinën zyrtarit të ‘Reporterëve pa Kufij’, organizata e njohur për lirinë e medias demanton Bashën
Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias është shprehur e shqetësuar pas pretendimeve të deputetit Dimal Basha mbi origjinën e Pavol Sazlai, shef i zyrës në Ballkan për organizatën “Reporterët pa Kufij”.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, kjo organizatë ka thënë se këto janë pretendimer të rreme, që erdhën pas rënditjes së Kosovës në vendin e 99-të në Indeksin e Lirisë së Shtypit.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga deri në të cilën anëtarët e partisë në pushtet të Kosovës, Vetëvendosje, janë të gatshëm të shkojnë – më së fundi pretendimet e rreme të deputetit Dimal Basha për origjinën e @pavolszalai nga @RSF_inter — pas renditjes së Kosovës në vendin e 99-të në Indeksin e Lirisë së Shtypit të RSF-së” – thuhet në reagim.
We are deeply disturbed by the lengths to which members of Kosovo’s ruling party, Vetevendosje, are willing to go — most recently MP Dimal Basha’s false claims about the origin of @pavolszalai from @RSF_inter — following Kosovo’s ranking of 99th in the RSF Press Freedom Index. pic.twitter.com/3I6MmZ7pDC
— European Centre for Press and Media Freedom (@ECPMF) May 8, 2025
Ndryshe, deputeti i Vetëvendosjes në një shkrim të publikuar së fundi ka pretenduar se Szalai vjen nga Hungaria.
“Pavol Szalai, shefi për zyrën BE-Ballkan te “Reporterët pa Kufij”, paska dhënë një intervistë dhe paska kërku që Qeveria jonë me u marrë me një plan për problemin e lirisë së shtypit.
Hyna me kqyr, kur çka me pa, ky djali qenka hungarez.
Nja dy fjalë për ty Plako
Raporti yt po thotë që Hungaria ka shumë probleme serioze me lirinë e shtypit. E para, raporti yt e paska cilësu Orbánin si “predator i lirisë së shtypit”. E dyta, që qeveria e tij - përmes oligarkëve - kontrollon mbi 80% të mediave në vend.” – ka shkruar ai.