Ia huq Tomë Gashi: Nga ora 00:01 ndalohet hyrja me dokumente të shtetit gjenocidial - NACIONALE

Ia huq Tomë Gashi: Nga ora 00:01 ndalohet hyrja me dokumente të shtetit gjenocidial

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Tomë Gashi, mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, si duket nuk është informuar ende për shtyrjen e vendimit për reciprocitet.

Pak më herët, avokati ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, përmes të cilit ka thënë se nga ora 00:01, do të ndalohet hyrja e qytetarëve të Serbisë me dokumente te këtij shteti.

“Tani si do ta arsyetoj Vuqiç mbajtjen formale te teritorit te Kosoves ne kushtetuten e Serbis kur shtetasit e tij ma nuk munde te hyjn ne teritorin e Kosoves me dokumente te Serbis”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i avokatit Gashi:

Ora 00:01 data 1 gusht 2022

U deshten 23 vite 1 muaj e 19 dite nga 12 qershor 1999 qe te kemi Kryeminister Albin Kurtin i cili po e mbron sovranitetin e Republikes ne secilin cep te shtetit te Kosoves.

Nga ky sekond ndalohet hyrja e qytetarve te Serbis me dokumente te shtetit gjenocidial serb

Tani si do ta arsyetoj Vuqiç mbajtjen formale te teritorit te Kosoves ne kushtetuten e Serbis kur shtetasit e tij ma nuk munde te hyjn ne teritorin e Kosoves me dokumente te Serbis

O Vuqiç ta ka ba Albini 8 me 2

Ta ka ba kushtetuten serbe shkrum e hi , reciprociteti eshte ilaq per ty.

Lajme të ngjashme