I vdes vajza në QKUK, babai e raporton rastin në Polici
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:30 familja e një pacienteje që po trajtohej në QKUK është njoftuar për vdekjen e saj.
Babai i vajzës rastin ka vendosur që ta raportojë në polici.
Kjo e fundit në raportin e saj 24-orësh ka dhënë pak detaje për këtë rast i cili po vazhdon që të hetohet.
“QKUK Prishtinë 06.02.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet,”- thuhet në njoftimin e policisë.