I përkrah Vjosa Osmanin e "Guxo"-n, e sulmon opozitën: Kush është profili i rremë i partisë "Guxo"? - NACIONALE

I përkrah Vjosa Osmanin e "Guxo"-n, e sulmon opozitën: Kush është profili i rremë i partisë "Guxo"?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas Oso Kukës dhe Çerçiz Topullit, dy profile të rreme që komentojnë shpesh në favor të Albin Kurtit dhe VV-së, në skenë ka hyrë edhe një profil tjetër i rremë. Kësaj radhe emri është më i zakonshëm, pasi profili nuk mban emër të ndonjë heroi. Arta Berisha është profili i ri i rremë, i cili e përkrah në vazhdimësi partinë Guxo, Qeverinë Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani dhe e ndjek (follow) Prindon Sadriun e shoqatën e tij që ka veç 111 ndjekës.

Në profilin e Arta Berishës, profilit të rremë, që ka gati 5 mijë shokë, ka shumë postime, të cilat janë të shkruara kryesisht pa gabime (hiç mospërdorimin e qëllimshëm të shkronjës ë). Nga analiza e postimeve, leksikut dhe drejtshkrimit të përdorur, mund të vërehet se me shumë gjasë prapa tij qëndron një njëri i shkolluar.

Po ashtu, shumica e postimeve janë në përkrahje të partisë Guxo dhe Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, që dikur e themeloi dhe e udhëhoqi këtë listë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por çka poston Arta Berisha?

Në shumë raste, ky profil i rrëmë ka shpërndarë postime dhe qëndrime të presidentes Osmani. P.sh. para 6 ditë, ajo e shpërndau fjalimin e Osmanit në festën e 4 Korrikut në Ambasadën e ShBA-së. Ndërsa dje, profli Arta Berisha e shpërndau edhe qëndrimin e Osmanit ndaj dhunës së ushtruar në Kuvendin e Kosovës.

Përveç postimeve, profili me emrin Arta Berisha edhe e ndjek (follow) zonjën Osmani në Facebook dhe faqen e Presidencës së Kosovë. Por ajo ndjek edhe partinë Guxo, madje edhe degët e kësaj partie në Lipjan, Deçan, Ferizaj, Drenas etj. dhe deputetët e ndryshëm të kësja partie si Jeta Statovci, por edhe këshilltaren e Osmanit Rejhan Vuniqi. Natyrisht, edhe dy kryetarët e Guxosë Donika Gërvalla e Faton Peci.

Është interesante se ky profil është shok edhe me burrin e presidentes Vjosa Osmani, Zotëriun e Parë, zotëri Prindon Sadriu (zotëriu në katëror).

Për më shumë, ky profil i rremë e ndjek edhe një shoqatë që lidhet me burrin e presidentes Osmani. Zonja Arta Berisha (ndoshta në prapavijë është ndonjë zotëri, nuk i dihet) e ndjek “Shoqatën e Oficerëve Rezervë të Kosovës”, ku kryetar është Prindon Sadriu.

Arta Berisha është një komentuese e rregullt e ngjarjeve politike. Madje, ajo ka gjuhë absolutisht të ashpër ndaj opozitës, sidomos PDK-së e LDK-së.

Në një postim të djeshëm në lidhje me dhunën në Kuvend, Arta Berisha ka bastardizuar emrat e deputetëve të PDK-së, duke i rusizuar.

“Dhuna e krimineleve deputet (Xhavid Kadirov-LDK, Xhavit Haliti-PDK dhe Mergim Samirov Lushtak-PDK) ndaj institucioneve te bera me gjak e sakrifice. Partite e krimit PDK, LDK, AAK e Srpska Lusta jane nje dhe bashkuara.” – shkruan Arta Berisha e rreme.

Ajo i ka reaguar edhe Lulzim Peci, analist dhe drejtor i Kipredit.

“Dhunen ne Kosove e kane mbjelle partite e krimit, LDK, PDK, AAK e Srpska. Me Kadirova, Xhavithalita, Samilushtaka e Millanradojqiqa” – shkroi ky profil i rremë në shpërndarjen që ia bërë Pecit.

Ajo në një postim tjetër i ka quajtur PDK-në, LDK-në, AAK-në, PSD-në, Nisma-n, AKR-në, Listën Serbe si parti të krimit.

“Nuk po me kujtohen reagimet e partive te krimit (PDK, LDK, AAK, PSD, NISMA, AKR, SRPSKA) kur Edi Rama e refuzonte fjalimin e Presidentes ne Kuvend dhe refuzonte takimet me te kur vinte ne Prishtine Partia Demokratike e Kosovës – PDK” – shkruan ajo.

Ndërsa Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, e cilëson si “Isa Musta junior”.

“Ma shume se gjysma e pjesemarrjes ne takimin me Isa juniorin (Lumirin) ishin kane anetare te partive opozitare, PDK, AAK, PSD e LDK. Paramendo Halil Matoshin e kryesise se AAK e paraqitke si shoqni civile. MASKARADE.” – shkruan ajo.

Sigurisht, përmes këtij profili të rremë kritikohen e sulmohen edhe ish-president i Kosovës, Hashim Thaçi e figura të tjera të opozitës.

Në fakt, nuk dihet se kush qëndron prapa këtij profili të rremë, ndonëse ashiqare vërehet se kushdo që e udhëheq këtë profil të rremë është përkrahës dhe militant i partisë Guxo, që udhëhiqet nga Donika Gërvalla e Faton Peci.

Lajme të ngjashme