I ofroi zyrtarit policor 5 euro ryshfet, arrestohet një person në piken kufitare në Vermicë - NACIONALE

I ofroi zyrtarit policor 5 euro ryshfet, arrestohet një person në piken kufitare në Vermicë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë.

Kjo ka ndodhur pasi personi në fjalë i kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ai i kishte ofruar policit 5 euro.

”Është arrestuar i dyshuari për shkak se zyrtarit policor në pikë kufitar i kishte ofruar 5 euro ryshfet. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin policor.

Lajme të ngjashme