I ofroi policit ryshfet 5 euro, arrestohet shtetasi maqedonas në Vërmicë
Policia e Kosovë ka treguar se në Vërmicë e kanë arrestuar një person, pasi i njëjti i ka ofruar zyrtarit policor ryshfet prej 5 euro.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se i arrestuari ka shtetësi maqedonase.
Sipas raportit, i dyshuar është dërgua në mbajtje.
“DHËNJE E RYSHFETIT – PKK- Vërmicë 03.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, drejtues i një automjeti transportues (autobus), pasi i njëjti i kishte ofruar 5 € ryshfet zyrtarit policor ‘për një kafe’. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.