I ndryshohet masa Berishës, Apeli vendos detyrim paraqitje dy herë në muaj para oficerëve të policisë gjyqësore
Gjykata e Apelit të Posaçëm në Shqipëri ka vendosur një masë të re ndaj liderit të demokratëve Sali Berisha.
Kjo seancë sot ka shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut, duke vendosur detyrim paraqitje dy herë në muaj përpara oficerit të policisë gjyqësore.
“Urdhërohet i pandehuri S.B. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00”, thuhet në komunikimin për mediat nga ana e gjykatës.
SPAK-u kishte kërkuar që Berisha sërish të kthehet në arrest shtëpiak.