“I kanë kërcënuar dëshmitarët nga paraburgimi” – Ndërprehet seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan - NACIONALE

“I kanë kërcënuar dëshmitarët nga paraburgimi” – Ndërprehet seanca për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Seanca fillestare e paraparë të mbahej sot ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është ndërprerë.

Kjo për shkak se mbrojtja e të akuzuarve u deklaruan se nuk i posedojnë të gjitha deklaratat e dëshmitarëve të dhëna në Polici dhe Prokurori.

Për vrasjen e cila kishte ndodhur më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit po akuzohen Kastriot Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Halil Mehmetaj.

Mbrojtësi i të akuzuarit Kreshnik Mehmetaj, avokati Sylë Lokaj, tha se prokuroria nuk ia ka dërguar të gjitha provat, ku sipas tij, mungojnë dëshmitë dëshmitarëve në polici dhe prokurori, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një pretendim të tillë kishin edhe mbrojtësit e të akuzuarve Kastriot dhe Halil Mehmetaj, avokatët Qëndresa Mekaj dhe Haxhi Qeku.

Mbrojtësit gjithashtu kërkuan lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi pasi që sipas tyre, kishin pushuar arsyet dhe kushtet ligjore mbi bazën e të cilave ishte caktuar dhe vazhduar paraburgimi, duke propozuar zëvendësimin më ndonjë masë tjetër alternativë apo masë më e butë.

Prokurorja Gashi, e kundërshtoi në tërësi propozimet e mbrojtësve pasi që sipas saj, ishte vlerësuar thellësisht dhe është vërtetuar përgjegjësia e tyre mbi provat më të cilat mbështet aktakuza.

Sipas prokurores ata edhe nga paraburgimi kishin kërcënuar dhe kanë ndikuar përmes familjareve të tjerë ndaj dëshmitareve që do të dëgjohen në këtë shqyrtim, duke i kërkuar gjykatës që propozimet e mbrojtësve të refuzohen.

https://www.facebook.com/nacionalevideosofficial/posts/pfbid021iKwnJM2NpTvpTso6SXeGFkg1GWroJ1qBpzYkiFbvfpLkUCsozWHFegdVDMNwn24l

Një mendim të tillë kishin edhe përfaqësuesi i të dëmtuarve Arianit Koci se bashku me të dëmtuarit e tjerë dhe përfaqësuesja e viktimave Zymreta Bashiq.

Lajme të ngjashme