I hyn flaka një shtëpie në Prishtinë, VV kërkon të bëhen bashkë pozitë-opozitë - NACIONALE

I hyn flaka një shtëpie në Prishtinë, VV kërkon të bëhen bashkë pozitë-opozitë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, kanë bër të ditur se pasmesnate në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Kodra e Trimave” një shtëpi u kaplua nga flaka.

Sipas këtij njoftimi, e mira e kësaj ngjarje është se nuk ka lëndime dhe pasoja në njerëz.

LVV, me anë të këtij njoftimi, ka bër edhe thirrje që të bashkohen pozitë e opozitë që familjes Uka që iu dogj shtëpia, të I dalin në ndihmë me hapa konkret.

Postimi i plotë i VV:

“Në lagjen ‘’Kodra e Trimave’’ në Prishtinë, rreth orës 02:00 pas mesnate shtëpia e familjes Uka u kaplua nga flaket.

E mira e kësaj fatkeqësie është se nuk ka viktima apo lendime në njerëz. Sot një delegacion i Qendrës, vizituam familjen Uka pas kësaj ngjarje të rëndë.

Bëjmë thirrje tek organet kompetente dhe shpresojmë se do të reagojnë sa më parë me hapa konkret, që sado pak ta lehtësojmë gjendjen e kësaj familje.

Në momente të tilla opozitë e pozitë duhet të bëhemi bashkë e të ndërmarrim hapat e duhur ndaj këtij rasti dhe jo vetëm.”

Lajme të ngjashme