“I është lejuar takimi vetëm me prindërit, rrjeti është ndalur” – Detaje nga vizita e Thaçit në Burojë - NACIONALE

“I është lejuar takimi vetëm me prindërit, rrjeti është ndalur” – Detaje nga vizita e Thaçit në Burojë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ardhjen e papritur të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Kosovë.

Sipas burimeve, forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë, ku siç mësohet Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Po ashtu, në afërsi të shtëpisë së familjes Thaçi në Burojë është i vështirësuar edhe komunikimi, pasi siç duket për shkak të masave të sigurisë është ndërprerë edhe rrjeti i internetit dhe telefonisë.

Nëna e ish-presidentit Thaçi është liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Ajo, siç mësohet, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Lajme të ngjashme