I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof takohet me Vuçiqin në Beograd - NACIONALE

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof takohet me Vuçiqin në Beograd

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar në Beograd me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof. Ai njoftoi përmes profilit të tij në instagram, se çka i tha amerikanit.

"Para së gjithash, kam theksuar situatën jashtëzakonisht të vështirë dhe të ndërlikuar në Kosovë dhe kam treguar për kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb", ka shkruar Vuçiq

Kasanof, i cili ka ardhur në këtë detyrë pasi i përfundoi mandati ish-të dërguarit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, pritet që këtë javë ta vizitoj edhe Kosovën. Në Kosovë Kasanof pritet të ketë takime me liderë politik e organizata.

Lajme të ngjashme