Adritaik Lapajt i del edhe një skandal, denoncohet se ndërmjetësoi marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi turistik
Krsitjan Zoto, nga ‘Lëvizja Bashkë’ ka publikuar një dokument ku denoncon Adriatik Lapajn se figuron me emër, mbiemër dhe nënshkrim në ndërmjetësimin e një marrëveshje milionëshe për ndërtimin e një kompleksi turistik. Lapaj bëri nam ditëve të fundit, duke e vendosur babain në krye të listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Beratit.
Një dokument ku figuron nënshkrimi i drejtuesit të ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Llapaj – si ndërmjetësues për marrëveshjen e ndërtimit të një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës, është publikuar nga Krisjan Zoto, anëtar i Lëvizjes “Bashkë”.
Në dokumentin që Zoto e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, e ku figuron edhe nënshkrimi i Lapajt, Zoto pyet atë se a mund ta sqarojë vertetësinë e këtij dokumenti dhe se pse është nënshkruar edhe nga vetë ai.
Postimi i plotë i Zotos:
“Adriatik Lapaj, a është i vërtetë ky dokument ku figuron firma juaj si ndërmjetësues për marrëveshjen e ndërtimit të një kompleksi turistik në Gjirin e Krorëzës?
TDT & PARTNERS është një kompani e përfshirë në projekte të mëdha ndërtimi në disa nga zonat më të bukura dhe të paprekura të bregdetit shqiptar, përfshirë Gjirin e Krorezës dhe Kalanë e Lëkursit. Kjo kompani lidhet drejtpërdrejt me Dajlan Avdian (ish-pronarin e "APEX"), një nga ndërtuesit më të fuqishëm në vend, i cili ka përfituar qindra milionë euro nga statusi i "investitorit strategjik" për projekte luksoze në bregdetin e jugut. Përveç kësaj, ai është pas ndërtimit të tre kullave në Tiranë, përfshirë kullën pranë Sahatit, si dhe dy të tjera në zonën e Bllokut dhe pas Presidencës.
A mund të sqaroni publikisht rolin tuaj në këtë marrëveshje”, shkruhet në të bashkë me dokumentin e publikuar.
Agron Shehaj – kryetari i partisë ‘Mundësia’, ishte i pari që kishte denoncuar Lapajn, në një seri shkrimet të bashkangjitura me dokumente si dhe në një seri paraqitjesh televizive.
Më 5 shkurt të këtij viti, Shehaj denoncoi publikisht Lapajn – me dokumente – për atë që Shehaj thotë se Lapaj i shërbeu kompanisë që është nën hetim nga SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit) për pastrim parash.
“Këtë gjë qytetarët e kuptojnë vetë, të marrësh 45 milion lekë nga një kompani që akuzohet për pastrim parash, nëse për një politikan është gjë normale se për një avokat mund të jetë gjë normale” – do të deklaronte Shehaj në një paraqitje televizive ndërkaq fjala është për këto dokumente që Shehaj kishte publikuar më herët.
"Përgjigje për Adriatik Lapajn: Jo vetëm ka marrë para të pista, por arsyeja pse i ka marrë është dhe më e rëndë.
Këto janë dokumentet që tregojnë çfarë shërbimi i ka dhënë Lapaj kompanisë në hetim për pastrim parash nga SPAK.
E para është kontrata e shit-blerjes së një prone prej miliona euro në bregdet, midis kompanisë së akuzuar nga SPAK, pronarëve dhe Adriatik Lapajt. Lapaj merr përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë.
E dyta është një screenshot nga faqja e gjykatës që tregon se me këtë çështje është marrë vjehrri i Adriatikut, që në atë kohë ishte kryetar i Gjykatës.
Ky është një teatër i madh! Është një mashtrim i madh që ka një regjizor, që është Edi Rama.
Ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal. I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur.
Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm. Të kompromentuar.
Nuk duhet të dorëzohemi! Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe të pa shantazhueshme!"
Adriatik Lapaj – përveç si emër i përfshirë në gjithë këtë seri dokumentesh, ku denoncohet së fundmi edhe për këtë marrëveshje (si rasti me Zoton sot), shkaktoi debat të madh në Shqipëri këto ditë kur u përfunduan dhe publikuan listat me emrat e kandidatëve për deputetë.
Në qarkun e Beratit, Lapaj kishte zgjedhur hiç më pak se babain e tij në listë të sigurtë në koalicionin “Nisma – Shqipëria bëhet’.
Lapaj u akuzua se bashkë me koalicionin e tij, ka vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura emra fiktivë të familjarëve, në mënyrë që kur të afërmit e tyre, si rasti me babain, kur të zgjidhen deputet, ta djegin mandatin dhe ai mandat t’ju kalojë emrave që janë në lista të hapura.