I arrestuar për krime lufte: Nesër proteston familja e ish-policit serb
Familja e Sllogjan Trajkoviq do të protestojë nesër para Prokurorisë Speciale.
Ish-polici serb i dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, po mbahet në paraburgim pasi dyshohet për krime lufte ndaj popullësisë civile.
Megjithatë, me këtë nuk po pajtohet familja e tij. Andaj, avokati i Trajkoviqit ka bërë të ditur se nesër do të ketë protestë.
“Qëllimi i protestës është t'i vë në dukje publikut padrejtësinë e rëndë që autoritetet gjyqësore të Kosovës po i bëjnë të dyshuarit Sllagjan Trajkoviq duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes për t'u mbrojtur nga liria apo nga arresti shtëpiak”, ka thënë avokati Dejan Vasiq.
“Kemi tërhequr vëmendjen e gjykatës për faktin se pothuajse të gjithë banorët e Kosovës, pa dallim kombësie, e kanë ushtruar këtë të drejtë. Kërkesa jonë bazohet në arsye krejtësisht humanitare, duke pasur parasysh se gjendja shëndetësore e të dyshuarit Trajkoviq është përkeqësuar në mënyrë alarmante dhe ekziston rreziku i një përfundimi fatal nëse trajtimi i tij nuk vazhdohet me mjekët e Shtëpisë së Shëndetësisë në Mitrovicë”, deklaroi ai.
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj në mes të janarit ish-policit serb.