I akuzuari për vrasje thotë se nuk e ka problem sa dënohet, kërkon të dalë e vërteta për rastin - NACIONALE

I akuzuari për vrasje thotë se nuk e ka problem sa dënohet, kërkon të dalë e vërteta për rastin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I akuzuari për vrasjen e B.Q, Leonit Muhaxheri ka deklaruar se nuk e ka problem sa do të dënohet derisa ka kërkuar që të dalë e vërteta për rastin. Ai i ka shprehur ngushëllime edhe familjes së të ndjerit, raporton Betimi për Drejtësi.

Këtë deklarim i akuzuari e ka bërë të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj ku është mbajtur seanca për caktimin e dënimit në rastin ku Muhaxheri më 30 nëntor 2023 u shpall fajtor për vrasjen e B.Q në shtator 2020-ës.

“Nuk e kam problem sa dënohem, edhe nëse është më shumë se hera e parë, nuk është problem, veç të dalë e vërteta se qysh u kanë”, tha i akuzuari Leonit Muhaxheri

Gjykata Themelore në Ferizaj më 30 nëntor 2023 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Leonit Muhaxherit edhe ndaj të akuzuarve Albin Balia dhe Eugen Bajralia. Ndërsa të akuzuarit Rinor Jashari dhe Mërgim Atanasova u liruan nga akuza. Më 24 nëntor, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Naim Rudari ka parashtruar kërkesën pasurore- juridike në vlerë prej 1 milion euro.

Lajme të ngjashme