Hyseni: Të shtyhen zgjedhjet, veprimet e Kurtit dhe Osmanit në veri kanë qenë të gabuar
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave veriore.
Ai ka kritikuar veprimet e fundit të udhëheqësve shtetëror në raport me veriun.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hyseni ka shkruar se çdo veprim Kurtit dhe Osmanit në atë pjesë të vendit ka qenë i gabuar.
“Osmani e Kurti, sot duhet të dalin para popullit dhe tregojnë çfarë zgjedhjesh do te mbahen ne veri. A ka kushte për mbajtjen e tyre apo ato duhet të shtyhen që të evitohet eskalimi i mëtejshëm i situatës. Pothuaj çdo veprim e vendim diletant e amatoresk i Kurtit dhe Osmanit në veri i muajve të fundit ka qenë i gabuar! Sot veriu është tërsisht në duart e bandave e grupeve kriminale serbe atje, të cilat dirigjohen nga Presidenti serb Vuçiq, i cili si gjithmonë kërkon dhe është në pritje edhe të pretekstit më më të vogël për të aktivizuar skenarët më të errët në veri. Kurti e Osmani sot duhet t'i drejtohen popullit dhe të marrin vendim për shtyrjen e zgjedhjeve në veri deri në krijimin e rrethanave normale!”, ka shkruara Hyseni.