Hyseni: Opozita po bie pre e lojërave të Kurtit, LDK gaboi që përkrahur Byronë për Konfiskimin e Pasurisë
Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kritikuar partinë e tij që dje ka përkrahur Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.
Ai ka thënë se një gjë e tillë është e pafalshme për LDK-në.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hyseni ka shkruar se të gjitha partitë opozitare po bien pre e lojërave të kryeministrit Kurti.
“Me votimin e ligjit për Byronë pë Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë LDK bëri gabim të pafalshëm. Aq më parë që shihet sheshazi që Qeveria do instrumente shtesë për sundim arbitrar e jo për të luftuar krimin. Ky pushtet luftohet veq duke ia njohur të drjetën e numrave dhe mandatit që ka. E Kjo qveri ka edhe numra edhe mandat të mjaftueshëm për vendime. Opozita, naivisht po bie pre e lojërave të Albin Kurtit. Kurti dhe kompania e duan opozitën që t’u ndihmojë të ‘bëjnë zinxhirin nga zalli I detit’!!! Nuk i duheni ju opozita për asgjë tjetër Kurtit pos nëse edhe ju jeni nga ata që “bëjnë zinxhir nga zalli i detit”. Nese jeni të tillë e bajshit me shëndet!”, ka shkrua Hyseni.