Hyseni i PSD-së i bën analizë fjalëve të Rilind Gërvallës, e përmend Serbinë - NACIONALE

Hyseni i PSD-së i bën analizë fjalëve të Rilind Gërvallës, e përmend Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zgjim Hyseni, zyrtar i PSD-së, ka bërë një analizë të shkurtër gjuhësore të një deklarate të Rilind Gërvallës, drejtor i televizionit në RTK.

Në shkrimin e tij, Hyseni thotë se është “gjuha që po e flet Rilindin”, teksa ka nënvizuar disa terme për këtë çështje.

“Nuk po flet Rilindi mbi temën. Është gjuha që po e flet Rilindin. Ja dhe shenjuesit: "agjendë", "nga jashtë", "nga brenda", "bllokim".

Përtej dhe pavarësisht saktësisë së pretendimit, në nivel strukturor, gjuha është bota e atij që deklaron. Është sfondi përtej informatës a faktit, është mënyra e të menduarit.

Serbia është aty ku shpallen spiunët. Serbia është aty ku jepen mësime censure” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme