Hykmete Bajrami: Sa herë flasim për energji, na del fotografia e Martin Berishajt - NACIONALE

Hykmete Bajrami: Sa herë flasim për energji, na del fotografia e Martin Berishajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar partinë në pushtet që sipas saj po e mbrojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ajo tha se ambasadori Berishaj është pajisur me pasaportë në mënyrë urgjente.

“Është pajisur me nënshtetësi të Kosovës për 24 orë për t’u bërë ambasador”, - tha Bajrami në seancën e sotme kur u diskutua raporti i komisionit hetimor për energjinë.

Ish-ministrja e arsimit tha se deputetët e Vetëvendosjes kanë fotografi me Martin Berishaj që janë bërë gjatë fushatës elektorale dhe asnjë nga deputetët nuk i ka kontestuar katër milionët që i ka tërhequr Berishaj.

“ Ju keni foto nëpër shtëpia private, ambiente private me Martin Berishaj. Keni foto në kohë të fushatave elektorale. Ju e keni bo ambasador, Asnjë nga VV nuk ka pasur mundësi të kontestojë katër milionë transaksion të Martin Berishaj.”, - tha deputetja opozitare, duke shtuar se sa herë flitet për energji, elefanti në dhomë është Martin Berishaj.

“Asnjë prej ju nuk mund të thoni që nuk po hetohet nga prokuroria speciale. Dhe ai po hetohet për evazion fiskal, shpëlarje parash. Dhe shumë shpejtë do hetohet edhe për deklarim të rrejshëm. Sa here flasim për energji, na del fotografia e Martin Berishaj” – tha Bajrami

Lajme të ngjashme