Huqja e turpit: Shteti ia ngatërron mbiemrin heroit Enver Zymberi në pllakat - NACIONALE

Huqja e turpit: Shteti ia ngatërron mbiemrin heroit Enver Zymberi në pllakat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë bërë zbulimin e pllakës me emrin e heroit Enver Zymberi në Qendrën e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut

Kjo pllakë është zbuluar në kampin “Belvedere” i cili nga sot do ta mbajë emrin e heroit Enver Zymberi, i cili është vrarë në krye të detyrës 12 vjet më parë.

Mirëpo ajo çfarë vërehet këtu është se mbiemri i heroit është shkruar gabimisht.

Në këtë pllakë është shkruar Zymeri, ndërsa mbiemri i heroit është Zymberi.

Lajme të ngjashme