Huqja e madhe në Mitrovicë me Exit Poll, Haxhiu “sqarohet” se gabimi u bë në katër lagje - NACIONALE

Huqja e madhe në Mitrovicë me Exit Poll, Haxhiu “sqarohet” se gabimi u bë në katër lagje

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Baton Haxhiu që në Exit Poll të Albanian Post e nxori Arian Tahirin me 58.5% ka bërë një “sqarim” për gabimin enorm.

Tha se gabimi është bërë në katër lagje.

I pyetur se si në Mitrovicë nuk doli Exit Poll i saktë, ndonëse në komunat e tjera nuk pati “huqje”, ai tha: “Po flas për Exit Poll-in e Mitrovicës, huqjet janë në katër lagje.. Ato huqje janë për shkak të elektoratit të LDK-së, në Shipol në fshatrat e Shalës që kryesisht atje PDK ka pas gjithmonë probleme, te Migjeni dhe Ura e Gjakut, deklarimet kanë qenë ndryshe…”, tha Haxhiu, siç e citoi Gazeta Express.

“Është për habi se gjithmonë në Mitrovcië e kemi pas një saktësi të fortë”, shtoi ai.

“Kush ka ndikuar që votuesit LDK-së të ikin, të deklarohen si LDK dhe të mos jenë aty është çështje që duhet me sqaru ata…A është blerje e votës, a bindje, a diçka…njerëzit janë deklaruar diçka tjetër…”, sqaroi tutje.

Lajme të ngjashme