"Më keq se Thaçi e Mustafa": Qysh e rëndoi Humolli Kurtin së fundi? - NACIONALE

"Më keq se Thaçi e Mustafa": Qysh e rëndoi Humolli Kurtin së fundi?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti.

A ka thënë se Kurti e ka dobësuar Kosovën në aspektin e brendshëm dhe në atë të jashtëm.

Hullomi, i cili në këtë legjislaturë ka qenë deputet i VV-së, ka thënë se Kurti në dialog po sillet me keq se Thaçi dhe Mustafa.

E ka marrë votën e qytetarëve, me iu qasë ndryshe bashkësisë ndërkombëtare, ndryshe Serbisë, jo sikur politika e VV-së që e ka sha Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Ramush Haradinajn. E tash në pozicionin aktual është duke u sjell më keq sesa që janë sjell ata. I mirë e i keq Isa Mustafa, në kuptimin politik, por e ka detyruar Vuçiqin me nënshkruar marrëveshjen që me njoftë Kushtetutën e Kosovës. Ajo marrëveshje ka kërkuar që me iu referu Gjykatës Kushtetuese. Kur e pranon gjykatën Kushtetuese faktikisht e ka pranuar shtetin e Kosovës”, ka thënë Humolli.

Sipas tij, kryeministri po ka frik në procesin e dialogut me Serbinë.

Megjithatë, ai nuk ka treguar arsyet e frikës së kryeministrit në këtë proces.

Nuk e di pse ka frik, por ka mosdije politike. Mosdija është frikë. Njeriu kur nuk ka dije ka frikë, ka frik mos po gabon, mos po e dëmton vendin tonë”, ka thënë Humolli.

Ish-deputeti i VV-së ka theksuar se nuk mjaftojnë vetëm vendosja e kushteve për këtë proces.

Nuk mjafton me i tregu kushtet, nëse nuk i përmbahesh atyre. Albin Kurti nuk është më individ, por kryeministër i Kosovës. Nuk guxon me u sjell ma si individ, me ego personale, nëse s’ka dije, ai duhet me kërku dije. Dmth krejt qasja është për arsye që nuk është respekti ndaj votuesve”, ka vlerësuar Humolli.

Ka humbur shpresa e qytetarëve

Ish-deputeti i VV-së ka vlerësuar se për këto dy vite të qeverisjes nuk është bërë asgjë.

Dy vite janë shku kot, dy vite jemi marr çka kanë bo tjerë, ne nuk jemi marrë çka duhet më bo për veti. Se çka kanë bo tjerët qytetarët në shkurt(2021) i kanë treguar se tjerët nuk kanë bo kurgjo hiç. Kjo mendjemadhësi, ma çon mallin sikur në 99-tën, kur plotë bashkëluftëtar të UÇK vishin e u silleshin nëpër Prishtinë me mendjemadhësi se gjoja e ka bo namin. Kur dolëm në zgjedhje përfaqësuesit e luftës mbeten me 30 për qind, 70 për qind i mori një subjekt që ka qenë kundër luftës. Ashtu është edhe sot. Mendjemadhësi e bënë m u dëmtu brenda. Vetëvendojse ende nuk është duke reflektuar”, ka thënë Humollli.

Sipas tij, kjo qeverisje e ka mbytur shpresën.

Është dëm me shku në këtë mënyrë. Deri tash kanë ba dëme shumë. E ka mytë perspektivën. Nëse nuk rikthehet te elektorati i vet që i ka marrë 51%, atëherë duhet sa ma shpejtë me shku. Sa më gjatë dëmtohet më shumë. Po besoj që tranzicioni politik përfundon me Albin Kurtin. Vetëvendosja ju ka ndihmu qytetarëve mos me i besu llafeve të kota.”, është shprehur deputeti Humolli.

Ai ka bërë me dije se Kosova ka nevojë për politikan më korrekt.

Është koha për politikan korrekt ndaj popullit e ndaj vetëvetës. Derisa deputetë s’janë të kënaqur, ai duhet me reflektu. Nuk ka sot deputetë të Kuvendit që është i kënaqun me gjendjen që është.”, ka vlerësuar ish-deputeti i VV-së.

Deputeti Humolli deri para pak kohe ishte deputet i VV-së. Për shkak të pakënaqësive me kryeministren Albin Kurti, ai ka vendosur që të largohet nga kjo parti.

Lajme të ngjashme